Shkurt.ch

Kërkimi i zgjidhjeve të qëndrueshme, sfidë për Forumin e Davosit

Themeluesi i forumit, Klaus Schwab ka apeluar te pjesëmarrësit që të gjejnë zgjidhje globale dhe të udhëhiqen nga optimizmi konstruktiv

Të mërkurën, në mbrëmje ka filluar punimet “WEF Davos 2011”. Hapjen ceremoniale dhe përshëndetjen e mysafirëve e kanë bërë themeluesi i forumit Klaus Schwab dhe presidentja e Zvicrës, Miceline Calmy Rey.

Ndërsa fjalën e parë, përuruese në hapje të forumit e ka mbajtur presidenti i Rusisë Dmitri Medwedew. Me këtë rast është mbajtur dhe një minutë heshtje për viktimat e sulmit më të ri terrorist që u bë ditë më parë në Rusi, raportojnë mediet zvicerane.

Presidentja e vendit mikpritës, Micheline Calmy-Rey në fjalën e saj ka apeluar për forcim të bashkëpunimit në mes të vendeve të botës. “Nevojiten institucione të reja që do të përpunonin zgjidhje të drejta për botën”, ka thënë rey. Ajo është shprehur për krijimin e një këshilli brenda OKB-së që do të siguronte qëndrueshmërinë e zgjidhjeve të propozuara. Ndërsa themeluesi i forumit, Klau s Schwab ka apeluar te pjesëmarrësit që të gjejnë zgjidhje globale dhe të udhëhiqen nga optimizmi konstruktiv.

WEF u ka dhuruar mirënjohje kompozitorit indian Allah Rakha (autor i muzikës në filmin “Slumdog Millionaire” dhe këngëtarit të njohur spanjoll të operës Jose Carreras.