Alarmi për bombë i Lumengos del i rremë

Pasi kanë bërë kontrollimin e pakos, policët kanë konstatuar se në të nuk kishte pasur objekte që mund të shkaktonin dëm

Deputeti nacional  Ricardo Lumengo, i njohur nga skandali i fundvitit të kaluar, kur qe dënuar për falsifikim votash, ka pushtuar edhe njëherë vëmendjen e opinionit zviceran.

I njohur si deputeti i parë zviceran me rrënjë afrikane, Lumengo, pasditen e djeshme ka alarmuar policinë për një pako të dyshimtë që kishte mbërritur në kutinë e tij postare.

Si përgjigje, policia ka bllokuar gjithë rrugën dhe ka evakuuar tridhjetë persona nga dy ndërtesa, shkruan blick.ch. 

Pasi kanë bërë kontrollimin e pakos, policët kanë konstatuar se në të nuk kishte pasur objekte që mund të shkaktonin dëm.

Lumengo, pas dënimit që kishte marrë nga një gjykatë për falsifikimin e votave, kishte dhënë dorëheqje nga Partia Socialdemokrate, të cilën deri atëherë e përfaqësonte në parlament.