Shkurt.ch
Fillon nënshkrimi i iniciativës për pagat minimale
Sipas kërkesës së iniciatorëve, paga minimale do të ishte 3800 franga në muaj ose 22 franga për një orë pune
Sot ka filluar në Zvicër grumbullimi i nënshkrimeve për iniciativën mbi pagat minimale. Në krye të iniciativës janë sindikatat, Partia Socialdemokrate dhe të Gjelbrit. Sipas iniciativës, e cila, pasi të arrijë numrin e duhur të nënshkrimeve pritet të hidhet në votim, qeveria e Zvicrës duhet të përcaktojë me ligj një pagë minimale që nuk mund të shkelet.
Me aksionin e tyre të emërtuar “Për mbrojtjen e pagave korrekte” iniciatorët kërkojnë që secili njeri që punon me orar të plotë duhet të ketë mundësi të jetojë nga paga e tij. Dhe, kjo pagë minimale do të ishte 3800 franga në muaj ose 22 franga për një orë pune, shkruan nzz.ch
Ata po ashtu kërkojnë që pagat të përcjellin me rritjen e tyre rritjen e çmimeve dhe të shpenzimeve tjera të jetës.
Lexoni po ashtu shkrimin e Osman Osmanit, sekretar për migracion : “Inciativa për pagën minimale”
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin