Fun
Vogëlushi Eris Durmishi “Little Mister Galaxy 2016”
Ka përfunduar gara ndërkombëtare në Gjeorgji Little Miss & Mister GALXY 2016, që fillojime dt. 1 prill në kryeqytetin Tbilis, duke vazhduar me finale që u mbajt më 6 prill në qytetin turistik Kutaisi.
Në këtë festival ndërkombëtar për talent dhe bukuri, Kosova u përfaqësua nga njëmbëdhjetë vjeçari nga Mitrovica, Eris Durmishi, i cili në kategorinë që i përkiste moshës së tij deri 13 vjeç, mori çmimin Little Mister Galxy 2016.
Këtë çmim ai e mori para një jurie profesionale ndërkombëtare, e përbërë nga 21 antarë, duke bërë kështu jehonë të madhe edhe tek mediat e huaja, sidomos ato të Gjeorgjisë.
Erisi përveç talentit dhe bukurisë në Gjeorgji, prezantoi edhe kulturën dhe traditat kosovare, në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që në çdo paraqitje të tij, shteti i Kosovës ishte i barabartë me shtetet tjera nga Evropa dhe kontinentet tjera.
Me rastin e këtij evenimenti me përmasa botërore, Erisi u prit në një takim zyrtar me kryetarin Bashkisë Kutaisi dhe Guvernatori Imereti , duke shkëmbyer dhurata, me ç` rast Erisi u dhuroj atyre simbolet dhe flamurin e shtetit të Kosovës.
Gara Little Miss&Mister Galaxy 2016, ku morën pjesë përfaqësuesit e vendeve nga Evropa dhe kontinetet tjera , u mbajt nën përkujdesjen e presidentes Irina Papazova dhe organizatores, Ekaterine Mgalobilshvili.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’