Lajme
Feith mund të anulojë vendimin e Qeverisë për rrogat
Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) është duke shqyrtuar mundësinë e anulimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje pagash.Sipas një burimi të KTV-së, instanca të ICO-së janë këmbëngulëse që kjo çështje të dërgohet deri në fund.
Megjithëse, kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka insistuar në paraqitje të ndryshme se është qeveria ajo që thotë fjalën e fundit për çdo vendim.Pakoja e Ahtisaarit i jep kompetencën shefit të ICO-së, Piter Fetih, që të ndërmerr masa korrigjuese për ta përmirësuar, sipas nevojës, çdo veprim që ndërmerret nga autoritetet e Kosovës.
Në anën tjetër, pa marrë parasysh shqetësimin e shprehur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), zyrtarët qeveritarë këmbëngulin për realizimin deri në fund të vendimeve të Qeverisë për rritjen e pagave në disa sektorë.Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, nuk përjashton mundësinë e negociatave jo edhe aq të lehta me FMN-në.
Ai thotë se imputet e para të vendimit për rritje pagash tashmë kanë nisur të japin rezultate.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel