Opinione
Mbi tmerrin e lartësimit të femrave në Ballkan! *
Skandal. Tmerr. Lemeri. Gjë më imorale se kjo nuk mundet të gjesh mbi tokë. Në këtë arenën tonë të zhurmshme politike ndërshqiptare po zien këta ditë kazani se një deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim paska zhvilluar një bisedë të pazakonte dhe jo pak imorale me deputeten e BDI-së Ermira Mehmeti. Një skandal i nivelit të lartë. Një zhurmë tepër e madhe që i lëshon britmat e veta me një sens të pamoralshmes deri në popullin e thjeshtë shqiptar, që fillimisht nuk la gjë pa thënë për Xhaferin dhe sidomos për Mehmetin.
Personalisht nuk do të zgjidhja të mirresha me rastin konkret – i cili poashtu nuk dihet nëse është i vërtetë apo montazh – por do të mirresha me fenomenin tmerronjës që e përcjell rasti.
Është realitet i një gadishulli të shtrirë në brigjet e Mesdheut fakti që gjinia femërore duhet të nënshtrohet, madje me raste edhe të shitet me qëllim për tu lartësuar në karrierë. Një fenomen i tillë është realitet jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Mal të Zi dhe madje së fundmi ishte një lajm se edhe në Rusi, ku kundërshtari i Putinit ishte kapur në “grackë”.
Femra sidomos në Ballkan në shumë raste shitet, ofrohet si trup, si një mall për shefin dhe në bazë të një pazari të tillë çdo femër ngjitet lart në karrierë dhe në politikë. Kështu nuk ka vepruar vetëm Ermira (nëse filmimi gjithnjë është i vërtetë, ku dallohet më së paku servilizmi) por një pafundësi femrash në shtetet e Ballkanit e kanë zgjedhur rrugë të tillë.
Realitet i këtillë nuk është se nuk dihet, por nuk është se flitet më së shumti. Rasti i Ermirës ishte ai që u bë publik, por se gjenden shumë “ermira” në realitetin tonë të përditshëm e madje edhe në këtë truallin tonë shqiptar.
Problemi nuk është rasti konkret i trajtuar si “skandal” apo si “scoop” mediatik me bujë të jashtëzakonshme, por realiteti i përditshëm tragjik i asaj sesi femrat në Ballkan munden të bëjnë karrierë, të ngrihen lart në role shoqërore. E këtu në shumë raste nuk është faji i femrës, por i shoqërisë maskiliste dhe realiteti tmerronjës ku gjinia femërore duhet modeomos të veprojë.
Fenomeni është realisht i tmerrshëm dhe i përhapur shumë gjërë në poret e shoqërisë sonë. Një raport siç ishte në audion e përcjellë këta ditë (nëse është e vërtetë gjithnjë) munden ta kenë në mos me qindra dhe mijëra shefë e vartëse në shoqërinë shqiptare e më gjërë.
Rasti është ogur tepër i mirë për të vënë në pah faktin se shpesh realiteti është kaq maskilist dhe me përfitime e favore imorale, saqë ndodh që femrat e ndershme dhe morale të zhyten – kurse ata më imoralet të jenë në majat e shoqërisë dhe të hiearkisë sociale.
Ky rast është më i denji për ta nxjerrë në pah fenomenin skandaloz që ndodh edhe në mjediset shqiptare. Ky rast në mos është më i miri për të folur për atë se duhet mposhtur lulëzimi i tepruar i fenomenit skandaloz në fjalë.
Rasti është ekzemplar për të qenë më të ndërgjegjshëm lidhur me atë se ka shefë që kërkojnë favore seksuale në këmbim të punës, me qëllim që fenomeni të shkojë sa më tepër drejt zhdukjes.
Sot nuk është problem Ermira Mehmeti si person fizik, por mijëra “ermirat” që iu duhet të gjejnë një punë dhe se kjo nuk gjendet dot pa favore imorale tek shefi.
Kështu përmes përgjimeve me siguri të Zaevit (por se nuk dihet zyrtarisht) doli haptazi një problem i cili dihet thuajse nga të gjithë por se shumë pak flitet.
Ky problem është përdorimi i femrës në shumë raste kur kjo kërkon të punësohet. Një problem i këtillë është evident në mjediset e zyrave dhe të shteteve tona.
Në rast se metodë e tillë mposhtet për tia lënë vendin meritokracisë, femra shqiptare do të kishte tjetër dinjitet dhe se në pah do të dilte vlera dhe jo amoralja.
Rasti është kuptimplotë për tu ndërgjegjësuar me fenomenin e përdorimit të femrës kur ajo është vartëse.
E se më tepër se me Ermirën, duhet të mirremi me fenomenin shkatërronjës, vunerabël dhe maskaradë që ka zënë rrënjë në shoqërinë tonë.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë. –
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër