Shkurt.ch

Miliona kundër minave

Zvicra gjatë vitit të kaluar ka dhënë miliona në luftën ndërkombëtare kundër minave. Vendi është një nga donatorët kryesor.

18.5 milionë franga janë ndarë nga Zvicra në vitin 2015 në luftën ndërkombëtare kundër municioneve dhe minave të pashpërthyera, njofton qeveria federale në raportin vjetor të programeve të saj të çminimit. Prandaj, Zvicra është njëri nga donatorët më të mëdhenj.

Në mesin e vendeve janë Kolumbia, Afganistani, Kamboxhia apo Kongo. Zvicra ka dërguar njerëzit e saj në vende të ndryshme. Mesatarisht kanë qenë në aksion në mbarë botën në vitin 2015 dhjetë ekspertë vendës.

Organizata Handicap International nënvizon “rritjen e konsiderueshme dhe shqetësuese” në përdorimin e minave dhe mjeteve shpërthyese nga grupet e armatosura. Numri i të plagosurve apo të vrarëve nga minat është rritur gjithashtu. Në vitin 2014 ka pasur më shumë se 3,600 viktima, siç raporton Handicap International, përcjell albinfo.ch. Kjo korrespondon me një rritje prej 12 për qind.