Fun

Xherdan Shaqiri me këpucë të reja

Ylli i futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri në rrjetin e tij social në “Facebook” ka treguar këpucët e tij të reja

Në foton e publikuar shihet emrin i motrës së tij Medina, si dhe flamuri zviceran, shkruan albinfo.ch.

Kjo ka nxitur reagime te tifozët që disa e kanë përkrahur e disa ishin kundër, pasi ishte hequr flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës. Më herët Shaqiri në këpucët e tij kishte tre flamujt, derisa nuk ka treguar se pse e ka hequr flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës.

Shaqiri nuk luajti në dy miqësoret e fundit të Zvicrës, si dhe ndaj Swanseas në Premierligë për shkak të lëndimit.