Shkurt.ch
ETH-të kërkojnë kufizimin e numrit të studentëve për master
Në rast se pranohet kërkesa për kufizimin e numrit të studimeve master, të parët që do të pësonin do të ishin studentët e huaj
Këshilli i dy universitetve teknike të Zvicrës (ETH i Cyrihut dhe ai i Lozanës), i kërkojnë qeverisë që të iniciojë ndryshimin e ligjit për ETH-të. Me këtë ndryshim këshilli dëshiron të vendosen kufizime në numrin e studentëve që regjistrojnë shkallën e studimeve master në këto dy universitete.
Në rast se do të miratohej ndryshimi, ETH-të mund të refuzonin studentët të cilët kanë bërë shkallën bachelor në një univesitet tjetër dhe dëshirojnë të bëjnë masterin në njërin nga këto universitete. Të parët që do të pësonin nga një rregullim i tillë i ri, do të ishin studentët e huaj, thuhet në drs.ch.
Në arsyetimin e kërkesë së këshillit thuhet se ETH do të shfrytëzonte mundësinë e një kufizimi të tillë në rastet kur nuk mund t`i bëjë vend fluksit të studentëve që ia mësyjnë njërit nga këto dy universitete, më prestuigjiozet në Zvicër dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme