Lajme
Gjykata në Beograd dënon nëntë shqiptarë të Preshevës me 101 vjet burg
Njësia për krime lufte e Gjykatës së Lartë në Beograd ka dënuar sot nëntë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur me emrin “Grupi i Gjilanit”, me gjithsej 101 vjet burg.
Kryetarja e trupit gjykues, Snezhana Nikoliq-Garotiq ka thënë se “fajësia e të dyshuarve është dëshmuar pa asnjë dyshim, në bazë të provave të ofruara dhe se ata janë përgjegjës për krime ndaj banorëve civilë serbë dhe joshqiptarë në Gjilan në vitit 1999.
“Këta nëntë ish-pjesëtarë të këtij grupi janë akuzuar për vrasjen e të paktën 80 civilëve, të cilët janë vrarë dhe torturuar deri në vdekje, për arrestimin e paligjshëm të 153 civilëve, 34 nga të cilët vazhdojnë të jenë të zhdukur”, ka thënë Nikoliq-Garotiq, raportoi Tanjug .
Me nga 15 vjet heqje lirie janë dënuar Samet Hajdari, Selimon Sadiku dhe Agush Memishi, me nga dhjetë vjet janë dënuar Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari dhe Burim Fazliu, ndërsa me nga tetë vjet janë dënuar Ferat Hajdari dhe Kamber Sahiti.
Ahmet dhe Nazif Hasanit, Hajdarit, Sahitit dhe Fazliut, trupi gjykues ua hoqi masën e paraburgimit në fund të vitit të kaluar, por sot atyre iu shqiptua masa e ndalesës së largimin nga vendndodhja në Preshevë, dhe me obligim që për çdo të hëne të paraqiten në stacionin policor në Preshevë.
Të akuzuarve të tjerë iu është vazhduar paraburgimi dhe ata do të dërgohen në mbajtjen e dënimin pasi aktvendimi të hyjë në fuqi. Prokuroria e Serbisë para dy vitesh ka ngritur aktpadi kundër 17 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku nëntë prej tyre u arrestuan në dhjetor të vitit 2009 në rajonin e Luginës së Preshevës, ndërsa tetë të tjerët janë akuzuar në mungesë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?