Lajme

Gjingjiq synonte ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri I Serbisë, Zoran Zhivkoviq ka pranuar se pararendësi i tij, Zoran Gjingjiq ka pasur një plan për ndarje të Kosovës. Sipas Zhivkoviqit, sipas këtij plani, Mali i Zi do të ndahej paqësisht nga Serbia dhe do të këmbëngulej për ndarjen e Kosovës.

Në një intervist për javoren Vreme, Zoran Zhivkoviq ka thënë në dhjetorin e vitit 2002, kryeministri i atëhershëm, Zoran Gjingjiq kishte planifikuar fillimin e planit që parashihte dhe adresimi i problemeve me krimin, përfshi dhe Milorad Ulemek – Legijen dhe të tjerët, si dhe vendosja e rendit në ushtri, ku unë vetë Zhivkoviqi në vitin 2003 do të emërohej ministër i Mbrojtjes.

Plani, sipas Zhivkoviqit, hasi në kundërshtimin e disa prej zëvendësve të Gjingjiqit dhe kabinetit të presidentit të asaj kohe, Vojislav Koshtunica.Në këtë intervistë, ai ka thënë se qeveria e parë pas epokës së Milosheviqit, do të binte edhe nëse nuk ishte vrarë Zoran Gjingjiqi.

Ndryshe, Zoran Zhivkoviq e mori postin e kryeministrit të Serbisë, pas vrasjes së Zoran Gjingjiqit në mars të vitit 2003.