Lajme

Hetohen bankat për kamatat e larta

Komisioni Kosovar i Konkurrencës së shpejti mund të dalë me një vendim për dënimin e bankave, pasi që nga hetimet që është duke i bërë dyshohet për marrëveshje në mes të bankave për mosuljen e normave të interesit. Kryetari i këtij komisioni, Osman Ejupi, tha se disa ekspertë të Komisionit që drejton ai janë duke hetuar mundësinë e ekzistimit të një marrëveshjeje ndërmjet bankave, sepse, siç ka thënë ai, edhe klientët, edhe komuniteti i biznesit ankohen në kamatat e larta. Ndërkaq, drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës pranojnë që kamatat në Kosovë janë më të lartat në rajon, por, sipas tyre, kjo ndodh për shkak se Kosova ka një ekonomi të pazhvilluar.