Lajme
17 SHKURTI
17 shkurti për të gjithë shqiptarët njihet si dita kur shteti më i ri në botë, Kosova, shpalli pavarësinë. Por, 17 shkurti për familjen Sherifi nga fshati Miresh i Gjilanit e ka edhe një kuptim tjetër. Një shoqatë humanitare po me këtë emër “17 shkurti”, e krijuar nga banorët e fshatit Miresh që jetojnë në Zvicër, kanë bërë të mundur që familja Sherifi të bëhet me shtëpi të re.
Po ashtu, tashmë ka nisur edhe ndërtimi i shtëpisë për familjen e dëshmorit nga ky fshat, Mulla Nysret Hajdari. Këto janë projektet më madhore që ka bërë kjo shoqatë deri tashti.
Udhëheqësi i kësaj shoqate, Visar Kryeziu, që tash e 3 vjet ka shkuar për të jetuar në Zvicër, ka deklaruar se ata kanë ambicie shumë më të mëdha. “Ende pa ardhur në Zvicër, pra ende sa isha në vendlindje mendoja që kur të shkoj në Zvicër do të mundohem t’u ndihmoj familjeve që kanë nevojë në Kosovë.
Visar Kryeziu
Kështu me të ardhur në Zvicër këtë ide fillova ta bisedoj me disa miq, ku secili më jepte përkrahje. Njëherësh, me organizimin e një aksioni për pastrimin e lumit, e pastaj me organizimin për shpërblimin e nxënësve të shkollës së fshatit Miresh, dalëngadalë filloi të lulëzojë dhe të marrë përkrahje nga të gjithë shoqata që do të quhej 17shkurti.ch.
Pikërisht më 17 shkurt 2009, një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës u themelua shoqata me emrin e ditës se shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17shkurti.ch . Së bashku me mikun tim, Agron Zahiri, punuam shumë së bashku deri sa u themelua shoqata, kurse tashmë shoqata ka kryesinë e saj prej 13 anëtarëve, kurse unë jam kryetar aktual i Shoqatës. Anëtarësimi i shoqatës ka arritur numrin 150 dhe është duke u rritur vazhdimisht”, ka thënë Kryeziu.
Visari është vetëm 26 vjeç dhe ka kryer master në Universitetin e Prishtinës, në degën e Artit Figurativ, drejtimin e Grafikës. Si shumë të rinj në Kosovë, edhe Visari nuk ka mundur të gjendet në vend dhe ka zgjedhur rrugën për të jetuar në Zvicër. Visari thotë se ai ka ambicie që në të ardhmen të punojë në profesionin e tij. “Për momentin punoj në fabrikën e çokollatës në Cyrih, dhe në këtë kohë më ka ndihmuar shumë të bëj një bazë të fortë për jetesë në Zvicër, dhe që të vazhdoj drejt profesionit tim. Jam duke u përgatitur të bëj një ekspozitë personale në Cyrih, dhe të vazhdoj kështu dalëngadalë duke e shtuar tempon e punës në art”, ka thënë Kryeziu.
Visari është një shembull i mirë i kosovarëve të shumët që jetojnë në Zvicër, por që bëjnë pak për vendin e tyre. Shoqata që ai e drejton mëton që në të ardhmen të zgjerojë aktivitetin e saj të bamirësisë, e të mos merret vetëm me fshatin Miresh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve