Uncategorized

Austria, procedurat e azilit i zhvendos në kufij

Në kushtet kur konsideron se fluksi i refugjatëve që ia kanë mësyrë gjatë tërë vitit të kaluar dhe këte vit, Austria në vazhdimësi ka marrë masa për zbutjen e këtij fluksi. Masa më e re të cilën e ka paralajmëruar ky vend është zhvillimi i procedurës së azilit në kufij, pikërisht aty ku vijnë refugjatët për të hrë në Austri.

Këtë veprim Austria do ta fillojë gjatë javëve në vijim, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke iu referuar deklarimeve të ministres së brendshme Johanna Mikl-Leitner dhe ministrit të mbrojtjes, Hans Peter Doskozil.

Ky hap është në vazhdën e kërkesës së bërë nga qeveria në bazë të një ekspertize. Ajo ka konstatuar se numri prej 37500 azilkërkuesve gjatë vitit 2016 nuk bën të tejkalohet sepse në atë rast nuk do të plotësoheshin standardet minimale të jetesës dhe kjo do të ishte e kundërligjshme.