Fotolajmi
Lihtenshtajni, vendi ku nuk mbyllen dyert
Disa vjet më parë Lihtenshtaini miratoi rregullat e sjelljes për emigrantët.
Në rregullat në fjalë thuhet se është e këshillueshme që të huajt të jenë të qetë në kohën e drekës nga ora 12 në 13.30.
Në këtë vend të vogël, në mes të Austrisë dhe Zvicrës, pothuajse nuk ka ndodhur asnjë krim. Vrasja e fundit e regjistruar ka ndodhur në vitin 1997, dhe vendi ka vetëm disa të burgosur.
Çdokush që ka qenë i dënuar më shumë se dy vjet dërgohet në burg në Austri.
Njerëzit në këtë vend ndjehen aq të sigurt sa shumica prej tyre nuk i mbyllin dyert e hyrjes.
Kryeqyteti i Liechtensteini është Vaduzi, ka një popullsi 5425 banorë. Vaduzi është edhe qyteti më i madh në atë vend.
Lihtenshtajni është një prodhues kryesor në mbarë botën i dhëmbëve artificialë. Kompania “Ivoclar Vivadent” është udhëheqëse në botë në prodhimin e dhëmbëve, me një pjesë të tregut total prej 20 për qind.
Himni i Lihtenshtajnit ” Oben am jungen Rhein” ka plotësisht të njëjtën melodi si himni i Britanisë së Madhe. Gjuha zyrtare e Lihtenshtajnit është gjermanishtja, por njerëzit në përgjithësi nuk e flasin. Shumica janë shërbyer me dialekt, i ndryshëm nga gjermanishtja standarde.
Deri në vitin 1984 për shkak të dështimit në tri referendume në Lihtenshtajn gratë nuk kishin drejtë për të votuar në zgjedhje. Në zgjedhje kanë votuar vetëm burrat deri në referendumin e katërt, kur votuan 51.3 për qind të votave për të lejuar gratë të votojnë në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit