Lajme
Kosovë, fillojnë temperaturat verore
Sipas meteorologëve kosovarë, deri në fund të kësaj javës temperaturat do të shkojnë deri 22 gradë celsius, duke shënuar kthimin e kohës verore me shumë diell
Nga dita e sotme, meteorologët kanë parashikuar ngritjen e temperaturave në Kosovë dhe rajon, duke shkuar mbi 20 gradë celsius. Sipas tyre, fundjava ishte me e ftohta ku temperaturat ranë deri në zero grandë, ndërsa kjo javë shënon ngritjen e temperaturave edhe pse parashikohet reshje lokale shiu.
Profesori i Meterogjisë Sylë Tahirsylaj, ka thënë për lajmi.net. se Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit mesatar, ku pritet të mbretërojë mot me intervale kohore më të gjata me diell si dhe temperatura më të larta gjatë kësaj periudhe kohore. “Do të jetë një mot i mirë dhe shumë i pranueshëm për florën dhe faunën”, tha ai.
Nga fundi i javës, sipas tij, pritet të ketë reshje shiu por jo të integritet të lartë, janë vlera mesatare dhe deri në fund të javës do të shkoj deri 22 gradë celsius maksimalja, do të ketë diell më të fortë.
Tash kur po shkojmë drejtë stinës së verës, profesori Tahirsylaj, tha se temperaturat gjatë stinës së nxehtë, nuk do të jenë edhe aq të larta sa për të qenë të papërbasllueshme.
“Vera do të jetë me vlera mesatare, nuk do të jetë një verë ekstreme meqenëse, ky është një vit i brishtë dhe nuk priten temperatura të larta klimatologjike mbi vendin tonë, por verë e ngrohtë dhe e përballueshme”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?