Lajme

Zgjedhjet në Kosovë ishin të përcjella me frikësime

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, sërish ka rrëfyer për përvojën e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të ripërsëritura në pesë komuna, që u mbajtën më 9 janar në Kosovë.

Në një shkrim autorial të saj, Lunacek shprehet e dëshpëruar që shteti më i ri nuk e dha provimin ndërkombëtar në zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe ato të 9 janarit për organizimin e tyre në mënyrë demokratike dhe me standarde ndërkombëtare.

“Në këto zgjedhjet e dyta, nuk ka pasur trazira dhe përleshje të dhunshme, dhe ka pasur shumë përmirësime në organizimin, por rreth mbrëmjes gjërat ndryshuan. Frikësim. Ishte kjo kohë kur u kërcënuan tre ekipet e misioneve diplomatike ndërkombëtare”, shkruan ajo.

Lunacek shtron pyetjen “nëse pas këtyre parregullsive të shumta me fletëvotimeve mbushura, votime familjare e manipulime, do të krijohet një parlament dhe një qeveri me legjitimitet të dyshimtë dhe që cenon kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare”.

Ajo më tej përmend thirrjen e Pieter Feith për një qeveri me duar të pastra dhe legjitimi, por nuk e di si do të reagoj PDK-ja dhe partitë e tjera.

Lunacek i është rikthyer komenteve nga disa politikanë në Kosovë për deklaratat e saj “se ajo nuk ka kompetencë të flasë në këtë nivel”. Eurodeputetja austriake shkruan me bindje se “pavarësisht fjalëve, një gjë mbetet e sigurt se procesi u manipulua, pati frikësime, ndërsa nuk u thye kultura e mos ndëshkimit. Kësisoj, Kosova nuk mund të ofrojë shembull të mirë”.