Lajme

Qytetarët e Maqedonisë fitojnë të drejtë pune në SHBA

Pesë vende ish-komuniste të Evropës janë futur për herë të parë në listën e shteteve, qytetarët e të cilave mund të punojnë përkohësisht në SHBA me viza speciale pune.

Shtetasit e Maqedonisë, Sllovenisë, Estonisë, Hungarisë dhe Letonisë, kanë të drejtë të marrin pjesë në programet që lejojnë punëdhënësit amerikanë të sjellin shtetas të huaj në sektorin agrar dhe jo-agrar, ka bërë të ditur Shërbimi për Shtetësi dhe Emigracion i Shteteve të Bashkuara.