Uncategorized
Vanhoutte: Ndryshimi i regjimit me anë të zgjedhjeve nuk është më opsion
Ndërmjetësi i BE-së në Maqedoni tha se ishte i tronditur nga atmosfera e frikës në Maqedoni dhe beson se zgjedhjet nuk do të ndryshojnë asgjë. Maqedonia nuk është e gatshme për zgjedhje të reja, tha ai.
Ekspertit belg dhe lehtësues i BE-së në Maqedoni, Peter Vanhoutte, të dielën, më 27 mars, i përfundon mandati i ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në Maqedoni.
Në një bisedë me DW, Vanhaute pranon se në muajt e fundit si ndërmjetës ka dështuar të zbatojë shumicën e reformave që janë të theksuara në raportin Priebe.
Në Maqedoni, tha ai, mbretëron një klimë frike dhe partitë në pushtet nuk lejojnë asnjë mendim kritik.
“Maqedonia më është e qartë se nuk është gati për zgjedhje. Në kushtet e zgjidhjes së konfliktit, ju duhet së pari të zgjidhni të gjitha problemet kyçe dhe kthimin e vendit në demokraci normale dhe funksionale.
Vanhoutte ishte tronditur nga numri i madh i njerëzve në paraburgim vetëm për shkak se janë kundër qeverisë ose kanë refuzuar të pranojnë rregullat e saj.
I tronditur edhe nga cilësia e dobët e arsimit, ku fëmijët mësojnë historinë e falsifikuar.
I shokuar, është fjaja më e shpesht që përdorte Vanhaute gjatë bisedës, dhe këtë e ka shprerehur kur flasim për gjendjen politike në Maqedoni.
Si mirënjohje për sjelljen e vlerave evropiane para nisjes ai ka marrë një çmim nga ambasadori i Belgjikës në Maqedoni, Anick Van Calster.
Për shumë u bë një simbol i luftës kundër mashtrimit dhe krimit. Megjithatë, Vanhaute largohet nga detyra, por jo edhe nga Maqedonia. Pas një pushimi të shkurtër, në prill Vanhaute kthehet në Maqedoni, por këtë herë si një individ privat. Ai thotë se ende nuk do të jetë “turist”, por do të vazhdojë kontributin e tij në sektorin civil në Maqedoni.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit