Zhvillim

Unioni i Bizneseve Shqiptare, 100 bursa për studentet e UP-së

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani ka vazhduar më traditën e për ndarjen e bursave për studentet shqiptare. Ata gjatë ditës së sotme në prani edhe të Ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit kanë ndarë 100 bursa për studentet femra të Universitetit të Prishtinës dhe disa bursa të tjera për studentet e Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë.

Përfitueset e bursave kanë qenë ato vajza të cilat kanë treguar sukses më të mirë gjatë studimeve, ndërsa UB-ja do t`i financojë me nga 100 euro në muaj  secilën studente për një vit të studimit.

Kryesia e UB-së ka premtuar se ndarja e bursave do të vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar ishin ndarë bursa për 35 studente të UP-së.