Fotolajmi
Minibusi përplaset me kamionin, humbin jetën 12 turistë portugezë
Një minibus që po udhëtonte nga Zvicra në drejtim të Fracës, të enjten mbrëma është përplasur me një kamion në Francën qendore , ku humbën jetën 12 pasagjerë në minibus, që besohet të jetë shtetas portugezë.
Minibusi, për shkaqe ende të panjohura, ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur direkt me një kamion që vinte nga drejtimi i kundërt, bëjnë të ditur burime lokale, përcjell albinfo.ch.
Shoferi i minibusit dhe dy shoferët e kamionit, dy italianë, u plagosën, por janë jashtë rrezikut.
Vendi ku ndodhi përplasja thuhet të jetë gjithnjë i rrezikshëm.
Tashmë është iniciuar një hetim për rrethanat që çuan në aksidentin.
Në korrik të vitit 2007 në Alpet franceze kanë humbur jetën 26 pelegrinë polakë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës