Zhvillim
Organizata zvicerane Demos, ndan 110 mijë euro për Gjakovën
Ky projekt parasheh rregullimin e dy shesheve që gjenden në mesin e dy blloqeve të ndërtesave kolektive në rrugën “Beqir Kastrati”, ambiente të cilat janë në gjendje të mjerueshme
Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e ka nënshkruar sot kontratën, për projektin ”Përmisimi i Hapësirave Publike në lagjen ‘Beqir Kastrati”, projekt ky i financuar nga organizata zvicerane Demos, thuhet nw kumtesen e Kuvendit Komunal tw Gjakovws.
Ky projekt parasheh rregullimin e dy shesheve që gjenden në mesin e dy blloqeve të ndërtesave kolektive në rrugën “Beqir Kastrati”, ambiente të cilat janë në gjendje të mjerueshme qysh prej përfundimit të luftës, pa asnjë investim publik tash e 17 vjet.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mes të kryetares Kusari – Lila dhe përfaqësuesit të Organizatës Demos Norbert Pijls, ky projekt do të kushtojë rreth 135 mijë e 700 euro prej të cilave 110 mijë euro do të sigurohen nga Demos, ndërsa pjesa tjetër nga komuna e Gjakovës.
Përderisa kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila e ka falënderuar Demosin për ndihmën që po i ofron komunës së Gjakovës, përfaqësuesi i kësaj organizate Norbert Pijls, ka thënë se është pikërisht komuna e Gjakovës e cila po tregohet e suksesshme në menagjimin dhe shpenzimin korrekt të mjeteve buxhetore, dhe kjo edhe është arsyeja se pse Demos-i po vazhdon ta ndihmojë pikërisht këtë komunë.
Ndryshe, ky është projekti i tretë me radhë që po bashkë financohet në partneritet me Demos-it, pasi ndërtimit të rreth rrotullimit në afërsi të Stacionit të Autobusëve dhe rregullimit në proces të parkut “Besim Bizhtazhini”.
Sipas kësaj kumtese, thuhet se organizata Demos, do të vazhdojë të financojë edhe projekte tjera ditëve në vazhdim, me theks të veçantë projekte për mobilitet dhe menaxhim të mbeturinave. Investimi i radhës në mes të Demos-it dhe komunës së Gjakovës pritet të jetë në vazhdimin e punimeve për ndërtimin e parkut të madh të qytetit, projekt i cili pritet të realizohet në disa faza.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë