Integrimi

Në Cyrih bëhen bashkë biznesmenët e Kosovës me ata të Zvicrës

  • Arian Zeka, drejtor në Odën Ekonomike Amerikane Kosovë

  • Naser Mustafa - kryetar i Rrjetit të Bizneseve në Zvicër

  • Ministri i Diasporës, Valon Murati

  • Ardian Spahiu – përfaqësues i UNDP-së në programin DEED

  • Fehmi Fetahu - Fetaxid

  • Nexhati Kryeziu - Ndërmarrja Publike Banesore

  • Arsim Hyseni - ENB

  • Agron Gashi - Meridian Express

Pas Vjenës dhe Berlinit, përfaqësues biznesesh nga Kosova janë ndalur në Cyrih për tu takuar në një forum ekonomik me biznismenët e diasporës së Zvicrës, me synimin e krijimit të urave të bashkëpunimit mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës, raporton albinfo.ch.

Në këtë forum të organizuar nga Ministria e Diasporës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë projekti DEED dhe KIESA, nikoqir ishte Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër që ka pritur në ambientete e kompanisë ENB në Cyrih biznesmenët nga Kosova.

Të pranishëm në forum ishin edhe ministri kosovar i Diasporës Valon Murati, ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemaili dhe sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Kastriot Noli, si dhe mysafirë tjerë nga Kosova

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa tha në fillim se ky takim tregon për misionin e përbashkët që kanë institucionet e Kosovës së bashku me bizneset e diasporës.

„Qëllimi i rrjetit është që t‘i bashkojmë bisneset që më pas të lidhin bashkëpunim mes tyre dhe kapitalin me projektet e ndryshme“, tha Mustafa duke theksuar se rrjeti i tyre në Zvicër po rritet vazhdimisht duke i bashkuar bizneset shqiptare.

Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati në fillim foli për rëndësinë që kanë rrjetet e bizneseve duke theksuar se me këtë projekt synojnë të mobilizojmë potencialin e bizneseve shqiptare nëpër botë, duke i fuqizuar fillimisht në ato vende ku janë, e më pas, sipas tij, duke bashkëpunuar me njëri- tjetrin të shqyrtojnë mundësinë të investojnë edhe në Kosovë.

Ai tha se duhet të hiqen iluzionet se bizneset e huaja mund të vijnë vet në Kosovë, por sipas tij mund të vijnë vetëm me ndihmën e bizneseve shqiptare të diasporës nëpër botë.

„Pjesa e rëdësishme e këtyre takimeve është se po krijohen urat e ndërlidhje ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Diasporës.. Në këto takime shihet gatishmëria për bashkëpunim .“, tha Murati.

Më pas ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemaili ka përshëndetur një nismë të tillë të bashkëpunimit të bizneseve dhe ka premtuar se do ta kenë përkrahjen diplomatike kosovare.

Nga ana tjetër, Arian Zeka, drejtor në Odën Ekonomike Amerikane mendon se pikërisht ky është roli që duhet ta kenë asociacionet afariste, ndërtimi i urave ndërmjet bizneseve.

„Pas 3 viteve të krijimit të rrjeteve të bizneseve shqiptare në diaspotë po shohim funksionimin e tyre, po shohim retultatet e para edhe nga bashkëpunimi i brendshëm i bizneseve të rrjeteve dhe me bizneset nga vendet ku rrjedhin ato. Shpresoj që ky bashkëpunim do të rritet në të ardhmën. Ne presim nga bizneset e diasporës që të na mundësojnë që produktet tona t’i plasojmë në tregun evropian.“, tha Zekolli.

Ardian Spahiu – përfaqësues i UNDP-së në programin DEED ka treguar për punën që kanë bërë për tri vite me radhë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe IOM-in në krijimin e rrjeteve të bizneseve të diasporës shqiptare nëpër botë.

„Tani më i kemi 25 rrjete në 20 vende. Kjo ngërthen në vete edhe potencialin që ka diaspora. Ne krenohemi me një numër kaq të madh të afaristëve shqiptarë që i kemi takuar nëpër botë. Ne kemi kaluar në një fazë tjetër të bashkëpunimit që afaristet tanë në Kosovë t’i takojmë me ata të diasporës.“, tha Spahiu.

  • Fehmi Fetahu - Fetaxid

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Zvicrës, Fehmi Fetahu.

Ai ka ftuar afaristët e mbledhur në Cyrih që të investojnë në Kosovë.

„Deri tani nuk kam hasur në burokraci, e as në korrupsion dhe nuk kam hasur në asnjë pengesë në investimet e mia në Kosovë“, tha Femi Fetahu..

Biznesmenetët nga Kosova dhe Zvicra kanë prezantuar kompanitë e tyre ndërsa më vonë kanë shkëmbyer përvojat e tyre afariste..

  • Arsim Hyseni - ENB

Arsim Hyseni nga ENB ka filluar me prezantimin e kompanisë së tij që merret me sigurime, të cilën e kishte themeluar në vitin 2002, ku ka të punësuar aktualisht 32 punëtorë.

  • Hesat Lika - LIKA

Njëra prej prezatimeve që ka zgjuar kurreshtjen e afaristëve kosovarë ishte e Hesat Likas nga kompania “Lika”.

Të gjitha ndërtimet që i kryen kompania Lika në 17 kantone të Zvicrës i bën me produktet të cilat importohen nga Kosova.

“1.5 milionë franga kap shifrën bashkëpunimi tregtar me Kosovën në vitin 2015”, thotë Lika duke shpresuar se do të rritet bashkëpunimi i tillë në 2.23 milion franga gajtë vitit paraprak.

Deri tash nuk ka pasur përpjekje institucionale për afrimin e diasporës me Kosovës mirëpo tash vërehet se ka përpjekje të tilla por që duhet të intensifikohen.

  • Nexhati Kryeziu - Ndërmarrja Publike Banesore

Küeshtu mendon Nexhat Kryeziu nga Ndërrmarja Publike Banesore në Prishtinë.

Ai  thotë se bizneset kosovare nga Zvicra duhet të gjejnë forma institucionale të bashkëpunimit e jo të vijnë Kosovë për investime në rrugë private.

„Biznismenë që kanë arritur sukses me biznesin e tyre në Zvicër kanë harruar se cka ka ndodhur atje viteve të fundit. Kjo ngjarje në Cyrih na ndihmon të njohim njëri-tjetrin dhe nëse nuk nëshkruajmë asnjë kontratë mjafton të shkëmbëjmë përvojat tona“, thotë Gashi.

  • Agron Gashi - Meridian Express

Agon Gashi përfaqësues i Meridian Express nga Kosova, thotë se kultura e punës te bizneset e diasporës është e nivelit evropian që vazhdon tii mungojë Kosovës.

„Një bashkëpunim apo një prezencë e tyre në Kosovë kishte me ngrit nivelin e kulturës së punës edhe në Kosovë. Sa i përket inovacioneve dhe infrastrukturës nuk do të thotë që Kosova qëndron largë atyre evropiane. Përkundrazi ka raste kur jemi edhe më të organizuar se ato në diasporë..“, tha Gashi

Në kontaktet me afaristë nga diaspora, Agon Gashi përfaqësues i Meridian Express nga Kosova thotë ka raste kur ata kanë dështuar me investimet e tyre në Kosovë po ashtu ka raste kur i kanë nënvlerüesuar bizneset vendore, por ka raste kur kemi qenë edhe të befasuar me arritjet e tyre.

„Kosova ka ndryshuar dhe investimet janë më të lehta me një partner lokal me një plan te mirë biznesi. Rastet e dështimit kanë ndodhur vetëm kur investimet janë bërë në baza emocionale.“, tha Gashi.

  • Arton Celina - TEB

Për Arton Celinen, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i TEB-it, Kosova ka nevojë për ekspertizën që ka diaspora.

„Eshtë një fillim i mbarë dhe shpresoj në rezultate konkrete. Kosova ka nevojë për diasporën dhe anasjelltas diaspora ka nevojë për Kosovën. Një kontribut i përbashkët do të sjellë mirëqenie për të gjithë“, tha Celina duke ritheksuar nevojën që vendi t’i rregullojë proceset byrokratike që i ka brenda për t’i hapur rrugë më të lehta dhe efikase bizneseve.

„Njerëzit duhet të kthejnë besimin në institucionet e vendit. Besoj që Kosova po bën hapa në kokret në këtë drejtim me prezencën e tyre si të ministrave dhe ambasadorëve të tyre në kontaktet me komunitetin e biznesit dhe kjo kërkon kohë. Mbi të gjitha Kosova do të përfitojë nga tregjet e diasporës në Zvicër dhe Gjermani“, tha për albinfo.ch Celina.

Gjithashtu gjatë ditës janë vizituar 3 kompani të afaristëve shqiptarë për të parë nga afër punën dhe arritjet e tyre në Zvicër.

  • Gjatë vizitës në kompaninë “Flammorama” të Remzi Gashi (Aarau)

Rrejeti i Bizneseve në Zvicër ka paralajmëruar një panair mbarë kombëtar me produkte nga Kosova në fillim të tetorit të vititi 2016.