Fotolajmi

Turizmi në Turqi, 12 miliardë dollarë humbje

Përfaqësuesit e sektorit të turizmit në Turqi besojnë se viti 2016 do të jetë edhe më i keq se parashikimet të cilat janë quajtur “skenarë më të keq.”

Kryetari i Odës Ekonomike të Antalias, Davut Çetin tha për gazetën ” Hürriyet” se turistë rus pothuajse nuk ka asnjë në Turqi, dhe se është në rënie të përhershëm dhe numri i turistëve nga Gjermania dhe vendet e tjera evropiane, pas një seri sulmesh terroriste në Turqi.

President i Asociacionit i Hotelierëve të Mesdheut tha se sipas parashikimeve të mëparshme ishin konsideruar si humbje rreth 8 miliardë euro.

“Tani kemi bërë vlerësime të reja dhe besojmë se humbjet do të arrijnë në rreth 12 miliardë dollarë”, thonë nga Asociacionit i Hotelierëve të Mesdheut.

Mbledhja e saj vjetore e planifikuar të mbahet në Turqi është anuluar dhe Shoqata e organizatave turistike gjermane.

“Nëse ata refuzojnë, është normale që ne nuk mund të presim ndonjë turistë gjermane”, thonë nga Asociacioni i Hotelierëve të Mesdheut.

Për shkak të numrit të vogël të turistëve pritet të zvogëlohet edhe numri i të punësuarve.

Vetëm në Antalia 100.000 njerëz do të mund të mbetet pa punë për shkak se shumë prej hoteleve do të mbeten të mbyllura.