Integrimi
Shqiptarët e Zvicrës humbën një personalitet të çmuar, Victor Ruffy
Qyteti i Lozanës dhe në veçanti komuniteti shqiptar i Zvicrës mori lajmin e pikëllueshëm për humbjen e jetës së mikut të saj të vjetër, z. Victor Ruffy, ish-deputet i Parlamentit të Zvicrës dhe mbështetës i përkushtuar i Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar. Me prejardhje nga një familje e vjetër dhe e shquar zvicerane, siç ishte stërgjyshi […]
Qyteti i Lozanës dhe në veçanti komuniteti shqiptar i Zvicrës mori lajmin e pikëllueshëm për humbjen e jetës së mikut të saj të vjetër, z. Victor Ruffy, ish-deputet i Parlamentit të Zvicrës dhe mbështetës i përkushtuar i Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar.
Me prejardhje nga një familje e vjetër dhe e shquar zvicerane, siç ishte stërgjyshi i tij, Victor Ruffy (nga ai e trashëgoi emrin), i cili pati qenë Këshilltar Federal dhe zv. president i Zvicrës, apo gjyshi i tij, Eugène Ruffy, po ashtu Këshilltar federal dhe President i Konfederatës zvicerane, mund të paramendojmë lehtë pse tashmë i ndjeri z. Ruffy pati qenë gjithashtu një politikan zviceran me emër.
Përveç punës së tij si deputet i Parlamentit të Zvicrës, ai kishte një interes dhe një dashuri të veçantë për shqiptarët, të cilët kishte filluar t’i njohë dhe t’i mbrojë që nga vitet 90-a kur ishte drejtues i Komisionit për marrëdhënie me jashtë si dhe kryesues i delegacionit zviceran pranë Këshillit të Evropës.
Lufta për pranimin e hyrjes së Shqipërisë në institucionin e Këshillit të Evropës, por edhe mbështetja e tij e pakursyeshme për diasporën shqiptare në Zvicër kanë qenë thelbësore dhe e bëjnë të paharrueshëm në kujtesën kolektive shqiptare. Fondacioni Eurobibus dhe Instituti për studime shqiptare në Lozanë (ISEAL) janë dy projekte nëpërmes të cilëve Victor Ruffy ishte bërë ambasador dhe promovues i kulturës shqiptare.
Fatmirësisht dhe pavarësisht pikëllimit, “koha nuk do të zhdukë gjurmët e burrave të mëdhenj”.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih