Lajme

Era Istrefi vjen me stil krejtësisht unik, Rihana mund të`flladitet`

"Me Era Istrefin po ngjitet në skenë një artiste me një stil optikisht dhe muzikalisht krejtësisht unik, të vetin dhe me një vizion të pastër si loti", shkruan portali gjerman

 

 

 

“Në vendin e saj, në Shqipëri, Era istrefi është tashmë një popstar i vërtetë ndërsa tash po e ngazëllen një Evropë të tërë. Këtë po e bën, veç tjerash, me pamjen, për përshkrimin e së cilës nuk mjafton fjala `hot`. Kështu e fillon shkrimin për yllin e ri nga Kosova, portali i specializuar gjerman për muzikë të popullarizuar klatsch-tratsch.de

“Me një zë që pa frikë mund ta krahasosh me atë të Rihanna-s dhe me një këngë me emrin “Bonbon”, që në fakt nuk është aspak e ëmbël por tepër cool, këngëtarja tekstshkruese 22 vjeçare po i pushton me vrull toplistat evropiane të hiteve,  transmeton albinfo.ch.

Gjatë dy muajve të kaluar, videoklipi zyrtar muzikor i saj është shikuar afër 28 milionë herë, aq sa produksionet evropiane si Shazam, Spotify dhe iTunes kanë ndezur alarmin, shkruan më tutje portali gjerman.

Kënga dance-Pop “Bonbon” prezanton atunë mbresëlënëse të Erës, vëllimin e saj mahnitës të zërit dhe para së gjithash talentin e saj për të shkruar tekste që të krijojnë varësi, përcjell alboinfo.ch.

Muzika e Era Istrefit është firmosur nga Ultra/B1/ Sony Music. Në këtë produksion editohet jo vetëm “Bonbon” por edhe albumi i saj i ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Një drejtim ekzotik dhe jashtëzakonisht interesant i shijes!