CH-Ballkani
Kosovarët janë mirë
Qytetarët nga Kosova janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut nga sulmet e ndodhura sot në Bruksel
Mimoza Ahmetaj, ambasadore e Kosovës në Bruksel, në një prononcim me KosovaPress tha se edhe dy delegacionet nga Prishtina zyrtare, që sot ndodhen në Bruksel, janë mirë.
„Në aeroportin kryesorë të qytetit dhe në një nga metrotë në brendi të Brukselit për momentin janë njësitet e shpëtimeve dhe ato të sigurisë së lartë të cilat po merren me pasojat dhe hetimet rreth rastit tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bruksel. Nga informatat që kemi janë një numër i personave që kanë vdekur nga këto sulme dhe shumë të tjerë që janë të lënduar. Për këto arsye ambasada e Kosovës në Bruksel ka vënë kapacitetet e saja në funksion për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë që ndodhen këtu. Ambasada e Kosovës në Bruksel, njofton të gjithë shtetasit e Kosovës në Belgjikë që të shmangin qarkullimin e panevojshëm me mjete të transportit publik apo qëndrimit në hapësira publike. Rekomandohet fuqishëm të ndiqen udhëzimet e sigurisë së lëshuara nga autoritetet belge. Ambasada ka në dispozicion numrat e telefonit + 32 2 773 27 00 dhe numrin emergjent +32 460 957163“, ka thënë Mimoza Ahmetaj.
„Nga informatat që ne i kemi, asnjë nga qytetarët tanë nuk ka pësuar nga sulmet e sotme. Po ashtu gjatë këtyre ditëve në Bruksel janë duke qëndruar dy delegacione nga Prishtina zyrtare. Një delegacion që udhëhiqet nga ministrja Edita Tahiri, dhe një delegacion nga Kuvendi i Kosovës që « udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. Të dy delegacionet janë të sigurt dhe në gjendje të mirë“, thotë më tutje diplomatja nga Kosova.
Ambasada e Kosovës në Bruksel ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe tregon solidaritet me institucionet këtu.
„Tani për tani policia, ushtria dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë belge janë aktive dhe janë duke hulumtuar për të kuptuar se çka saktësisht ka ndodhur. Ne deri tani nuk kemi pasur ndonjë deklaratë zyrtare rekomanduese, presim tutje. Një gjë që mund të ju them është se institucionet belge kanë deklaruar që të mos dilet në ambientet e hapura dhe ato të transporteve, duke evituar rreziqet e mundshme nga këta sulmues“, thekson Ahmetaj.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës