Jeta në Zvicër

Prej 4000 deri 13 000, pagat në Zvicër

Në shumë vende pune nëpër sektor të ndryshëm pagat minimale mbeten ende nën 4000 franga

Zvicra, e njohur me standardin lartë të jetës, mund të zë vendin e parë në botë edhe me lartësinë e pagës minimale.

Po në të vërtet sa janë pagat minimale dhe si dallojnë nëpër sektor të ndryshëm.

Pagat janë një çështje e ndjeshme në Zvicër. Shumë njerëz nuk kanë dëshirë të flasin për të ardhurat e tyre mujore. Në listën e pagave për vitin 2016, të cilën e publikon  për çdo vit Zyra për Punë dhe Ekonomi e kantonit të Cyrihut. Lista e pagave përmban mbi 800 faqet në lidhje me 9000 paga bruto. Shifrat e fundit  I ka publikuar “Sonntagszeitung” në numrin e saj të fundit, përcjell albinfo.ch

Një gjetje e rëndësishme nga listat e pagave të këtij viti është se paga minimale në Zvicër nuk ka ndryshuar nga vitet e kaluara.

Në listë me paga  të ulta figurojnë shoferët e taksive, shitësit, pastruesit etj.

Shefat e mjekëve, mësuesit e shkollës fillore ose pilotët kanë mbetur me pagat e stagnuara në Zvicër.

Shitësit e luleve 3627 franga

Asistentët dentarë  3700 franga

Pastruesit  3367 franga

Në fund të listës së pagave janë taksistët  me 3200 franga

Lista e pagave në vitin 2016 ka përcaktuar edhe cilat profesione janë ndër më të mirat dhe më të paguarat në Zvicër. Renditja citon si në vitin 2015 shefin e misionit në shërbimin diplomatik dhe konsullor.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFA) i shpërblen me paga në këtë post me 13’474 franga.

Kontrollorët e trafikut ajror  fitojnë rreth 13’106 franga në muaj, një për qind më shumë se një vit më parë. Shefi i mjekëve merr 12’824 franga.  Mësuesit e shkollave fillore kanë  fituar 6981 franga pagë mesatare mujore më pak se një ndihmës mjeku (7436 franga)