Lajme
ENEMO: Parregullsi të mëdha gjatë votimit
Numri i madh i parregullsive gjatë zgjedhjeve parlamentare kanë ndikuar dukshëm në besimin e procesit demokratik në Kosovë.
Ky është konstatim i Rrjetit Evropian i Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit dhe rivotimi në pesë komuna më 9 janar.
Sipas ENEMO, thyerja e fshehtësisë së votës përmes votimit familjar ose në grup, ka qenë rregull dhe jo përjashtim në shumë vende, gjë që është raportuar nga vëzhguesit saj në 38 për qind të vendvotimeve të vizituara në rivotimin e 9 janarit.
“Këto shkelje serioze të procedurës duket se janë pranuar dhe nuk kishte përpjekje nga personeli i vendvotimeve për ndalimin e sjelljes së parregullt zgjedhore. Incidentet e ngjashme dhe pretendimet për veprime mashtruese në zgjedhjet e 12 dhjetorit japin pasqyrë të zymtë për ardhmërinë e proceseve demokratike në Kosovë”, thuhet në raportin e ENEMO-s.
Për zgjedhjet e 9 janarit, sipas ENEMO, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe Sekretariati i kanë menaxhuar në mënyrë të kënaqshme të gjitha aspektet teknike të procesit zgjedhor me materialet e rëndësishme dhe të ndjeshme, në kohën e duhur.
“Mbledhjet e këshillit të KQZ-së kanë qenë të hapura dhe janë vijuar nga vëzhguesit dhe përfaqësuesit e mediave. Por, puna e KQZ-së është ndikuar nga përkatësia partiake e anëtarëve të Komisionit. Nevojitet përforcimi i mëtejshëm i integritetit të KQZ-së në procesin e vendim-marrjes, përmes zvogëlimit të ndikimit të partive politike mbi punën e saj”, thuhet në raport.
Ekipi kryesor i ENEMO-s, me ftesën e ushtruesit të detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, ka arritur më 21 nëntor të vitit të kaluar, duke i filluar përgatitjet dhe vendosjen e 12 vëzhguesve afatgjatë në gjashtë ekipe në mbarë territorin e Kosovës. Ata e kanë vëzhguar klimën parazgjedhore, përfshirë edhe fushatën politike dhe aktivitetet e administratës zgjedhore, para zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Në ditën e votimit, ENEMO ka dërguar 188 vëzhgues të zgjedhjeve nga 23 shtete në 861 vendvotime, në të gjitha komunat e Kosovës.
Në vijim të vendimit të KQZ-së për përsëritjen e votimit në tre komuna dhe dy qendra tjera të votimit, ENEMO ka ridërguar tre anëtarë të ekipit kryesor dhe katër vëzhgues afatgjatë për vëzhgimin e klimës parazgjedhore, rivotimit dhe numërimit, si dhe zhvillimeve pas-zgjedhore. Më 9 janar, shtatë ekipe vëzhguese kanë vizituar 60 vendvotime në të gjitha komunat ku është përsëritur votimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra