Lajme

Hapet Aeroporti në Shkup

Aeroporti në Shkup, pas pothuajse tre ditësh bllokimi nga mjegulla ka filluar funksionimin. Sipas njoftimeve nga aeroporti ‘Aleksandri i madh’, nga sot paradite kanë fluturimet dhe zbritjet zhvillohen normalisht.

Për disa ditë koha me mjegull të dendur shkaktoi vështirësi të mëdha. Shumë pasagjerë mbetën të bllokuar, ndërkohë një pjesë e atyre që u drejtuan në aeroportin e Ohrit, patën vonesa të konsiderueshme.

Pasagjerët, disa qindra, kryesisht udhëtojnë në Evropën perëndimore. Një pjesë e tyre janë emigrantë, të cilët ktheheshin në vendet e tyre të punës. Ata u ankuan për mungesë organizimi por zyrtarët e aeroportit thanë se situata e vështirë u krijua nga kushtet klimatike.

Nga enti i meteorologjisë thonë se në ditët në vijim nuk presin që të ketë vështirësi klimatike për çka pritet normalizim i udhëtimeve ajrore Por ndërkohë që po normalizohet situata në Shkup njoftohet se vështirësi në fluturime për një kohë pa pasur edhe në aeroportin e Ohrit. Edhe atje për shkak të motit ishin anuluar fluturimet. Por kjo situatë kishte zgjatur shkurt. Aeroporti në Ohër  është më i vogël nga ku ndërmerren më pak udhëtime me çka edhe vështirësitë ishin më të vogla.

Nga Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, udhëtimet ndërmerren kryesisht në Zvicër, Austri, Ceki, Hungari dhe në disa vende të rajonit.