Kushte të këqija në disa burgje zvicerane

Komisioini ka arritur në përfundim se të burgosurit në disa nga burgjet e vizituara i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor

Komisioni për mbrojtjen nga tortura, i angazhuar nga Qeveria Federale në një raport të tij ka drejtuar kritika të ashpra lidhur me kushtet e burgjeve zvicerane.

Këto kritika komisioni në fjalë i ka bërë pas një serie vizitash në disa burgje në kantonin e Valisit dhe të Bernës, shkruan Blick.ch.

Me këtë rast komisioini ka arritur në përfundim se të burgosurit në disa nga burgjet e vizituara i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor.

Një burg i tillë është burgu i grave Hindelbank, tek i cili, sipas komisionit, praktikohet një mënyrë izolimi e pajustifikueshme nga aspekti juridik e shëndetësor.

Në burgun e Brigut dhe në postën policore të atjeshme, ndërkaq, ushtrohen forkma poshtëruese të trajtimit, për shembull me rtastin e kontrollit trupor.

Tone kritike ka drejtuar komisioni edhe në adresë të kushteve të vështira që mbretërojnë në burgun për deportim në Granges të Walisit.