Lajme
Zgjedhjet në Kosovë u manipuluan në mënyrë të organizuar
Një kritikë e rëndë është lëshuar nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, për zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje që ende nuk kanë mbaruar janë vlerësuar nga ajo si zgjedhje jolegjitime që nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, e që e dëmtojnë demokracinë e Kosovës dhe imazhin e saj.
Gjatë një interviste për “Kohën Ditore”, në emër të delegacionit mbikëqyrës ajo ka thënë se nga këto zgjedhje nuk mund të priten institucione të qëndrueshme dhe se parlamentarët e ardhshëm duhet ta kenë parasysh se janë zgjedhur nga një proces jo i rregullt.
Sipas saj, manipulimi i zgjedhjeve nuk ishte spontan dhe se grupe të organizuara i manipuluan ato. “Këto grupe duhet të japin përgjegjësi ligjore. Edhe njerëzit e këtyre grupeve duhet ta kuptojnë se nuk është e lejueshme ajo që e kanë bërë dhe se qytetarët e këtij vendi nuk e lejojnë një gjë të tillë. Disa njerëz nuk kanë dashur që procesi të jetë i rregullt. Por, kjo nuk dëshmon se shoqëria kosovare nuk deshi një proces të rregullt. Shumë njerëz deshën që procesi të jetë i duhuri. Nga të gjitha nivelet e shoqërisë ka njerëz të shqetësuar që duan proces të rregullt”.
Europarlamentarja austriake nuk sheh jetë të gjatë të Kuvendit të ardhshëm të Kosovës. Lunacek ka folur edhe për imazhin e Kosovës pas këtyre zgjedhjeve. “Më vjen keq ta them, por në këto dy palë zgjedhje u dëmtua rëndë imazhi i Kosovës dhe ky fakt mund të ndikojë për të keq në hapat që e presin Kosovën drejt BE-së”, ka thënë Lunacek.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025