Uncategorized
Austria do t’i ndihmojë Maqedonisë për t’i mbajtur kufijtë e mbyllur
Austria do ta ndihmojë Maqedoninë për t’i mbajtur kufijtë e mbyllur për refugjatët, shkruan shtypi gjerman.
Javën e kaluar Maqedonia mbylli kufirin e saj jugor me Greqinë, ashtu si edhe vendet e të ashtuquajturës „Rrugë e Ballkanit“ dhe më pas edhe kufiri verior me Serbinë mbetet i bllokuar për më shumë se një mijë refugjatë dhe emigrantë.
Njerëzit, të cilët ishin përpjekur për të kaluar kufirin, u detyruan të kthehen përsëri në Greqi, ku rreth 12.000 emigrantë janë penguar nga vazhdimi i udhëtimin në veri të kontinentit evropian.
“Austria ka ofruar ndihmë për Maqedoninë. Ministria e Mbrojtjes aktualisht mund të ndihmojë duke dërguar pajisje teknike, të tilla si syze të posaçme për vëzhgim gjatë natës”, tha për gazetën gjermane „Die Welt“ ministri austriak i Mbrojtjes, Peter Doskozil.
Rruga ballkanike ishte kryesorja nëpërmjet së cilës emigrantët kanë arritur në vendet e pasura në Evropën Perëndimore dhe veriore.
Austria në vitin 2015 ka pranuar më shumë se 90.000 kërkesa për azil. Austria është e dyta pas Suedisë në Evropë. Për këtë vit ka vendosur kufirin vetëm për 37.500 azilkërkues.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh