Uncategorized
Burg i përjetshëm kosovarit për tentimvrasje me cfurk!
Në shpalljen e dënimit, gjyqtari ka folur për një veprim veçanërisht brutal, çfarë gjykata e landit në Hamburg ende nuk ka pasur rast të procesojë
Një shqiptar ka marrë dënimin kapital që njeh ligji penal gjerman, dënim me burg të përjetshëm, për tentimvrasje. Në shpalljen e dënimit, gjyqtari ka folur për një veprim veçanërisht brutal, çfarë gjykata e landit në Hamburg ende nuk ka pasur rast të procesojë, shkruajnë mediet gjermane.
23 vjeçari Jasmin A., i cili ka pasporte kosovare dhe jeton në Lüneburg, e ka marrë dënimin pa shqetësim.
Ndërsa për familjen e personit të dëmtuar, i cili ka pësuar lëndime me rrezik për jetë dhe dëme të pariparueshme, ky dënim është një ngushëllim i dobët.
Trupi gjykues ka konstatuar se në rastin që ka ndodhur në qershor të vitit 2015 janë përmbushur dy kritere për vrasje të rëndë dhe se dorasi vuan nga një çrregullim psikotik i personalitetit.
Ai e ka sulmuar shefin e tij mbrapa shpine me nje tfurrk me ç`rast e ka goditur me forcë të madhe në kokë, sa që rembat e cfurrkut kanë depëtuar dhjetë centimetra në thellësi të kokës së personit të sulmuar, transmeton albinfo.ch. Me atë rast atij i janë shkaktuar dëme të pariparueshme shëndetësore. Mjeti metalik është dashur t`i hiqet nga koka me një operacion emergjent.
Sulmit i ka paraprirë një mosmarrëveshje mbi orët e punës në mes të shefit dhe punëtorit që punonte në një deponi të djegies së mbeturinave.
I dënuari nuk ka shprehur aspak pendim për krimin. Madje ai ka thënë para trupit gjykues se «ia kam futur tfurkun në kokë». Dhe kjo, për gjyqtaret është lojë makabre me viktimën, përcjell albinfo.ch. Sipas kosovarit, viktima e kishte sharë atë me një shprehje urrejtjeje ndaj të huajve (Scheissausländer) dhe ai me këtë e arsyeton aktin e tij.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut