Fun

Britanikët hedhin në vit ushqime me vlerë 19 miliardë paund

Banorët e Britanisë së Madhe hedhin në vit ushqime në mbeturina me vlerë 19 miliardë paund.

Sipas programit të hulumtimit „Wrap“, bëhet fjalë për mbi 12 milionë tonë ushqim çdo vit, i cili përfundon në kazan plehrash. Në 75% të rasteve bëhet fjalë për “refuzim të pajustifikuar” për të përdorur produktet ushqimore.

Në përgjithësi, një në pesë britanikë hedh ushqime të blera në dyqane që është e barabartë me “gjashtë vakte të plota” në javë. Si rezultat i kësaj, britanikët blejnë më shumë ushqim se sa kanë nevojë 30 apo edhe 50%, duke u prishur në frigorifer ose në një raft në kuzhinë, pastaj shkojnë në kazan plehrash.

Një tjetër arsye indirekte është data e skadimit, të shtypura në paketim.

Në Britaninë e Madhe 30% e frutave dhe perimeve nuk arrijnë në supermarkete për shkak se humbin freskinë dhe kualitetin gjatë shpërndarjes.