Zhvillim
Master klasë dhe koncerte në Gjakovë me mbështetjen nga Bazeli
Në vazhdën e organizimeve të shoqatës Gjakova-Basel, në shkurt u mbajt sërish një Master klasë në Gjakovë për anëtarët e grupit Pirolo Kosova.
Prova intensive u mbajtën nga Ola Sendecka, violinë, Lukas Raaflaub, violonçel dhe Zofia Neugebauer, flautë e programi u përgatit mjaft mirë nga udhëheqësi i orkestrës Pëllumb Vula. U interpretuan pjesë të ndryshme muzikore ndërsa vlen të përmendet simfonia e Haydn-it nr. 39, bëhet e ditur në një informacion të shoqatës në fjalë.
Muzikantët paraqitën dy koncerte mbresëlënëse e të nivelit të lartë në sallën Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova‘ në Gjakovë.
Televizioni lokal ka dokumentuar koncertin e dytë dhe e ka redaktuar një klip.
Dy ditë më vonë, pjesë të programit u performuan edhe në shkollën e muzikës në Rahovec. Në këtë shkollë, ende shumë të re, nën menaxhimin e Naser Dulës, që nga vjeshta e 2015 tre nxënës japin mësim në violinë, violonçel dhe flaut me mbështetjen financiare nga Fondacioni Pirolo.
Përpos kësaj, Astrit Pallaska, drejton korin e fëmijëve në po këtë shkollë. Mësuesit dhe fëmijët janë të emocionuar dhe po planifikojnë tashmë koncertin e tyre të parë në qershor.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë