Integrimi

SHKSHZ: Pranvera Poetike e Diasporës dhe konkurs letrar

Me qëllim të nxitjes dhe stimulimit të krijimtarisë letrare, dhe në kuadrin e manifestimit “Pranvera Poetike e Diasporës” SHKSHZ shpall konkurs për: poezi, prozë dhe ese.

Vendi i parë 200 CHF Vendi i dytë 150 CHF Vendi i tretë 100 CHF

Kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë krijuesit shqiptarë në Diasporë. Konkursi përmban edhe disa kritere të tjera që duhet të respektohen:

  1. Poezitë nuk duhet të jenë më të gjata se pesëdhjetë vargje
  2. Tregimi dhe eseu më së shumti pesë faqe
  3. Krijimet duhet të jenë të pabotuara dhe të papublikuara më parë, të daktilografuara dhe me shifër (pa emrin e autorit).
  4. Punimet dërgohen përmes postës (në tri kopje) ose në E-mail adresën e shoqatës – [email protected] dhe me kopjen e katërt dëshmohet autorësia.

Konkursi është anonim, punimet patjetër duhet të mbajnë shifrën. Ato që dërgohen përmes postës duhet të jenë të daktilografuara në tri kopje, kurse me kopjen e katërt identike dëshmohet autorësia

  1. Krijimet që dërgohen përmes E-mailit assei nuk bën të deshifrojnë idintitetin e autorit, pra E-mail adresa nuk duhet të përmbajë shenja identifikuese (emër, mbiemër, apo diçka tjetër që lidhet me identitetin e konkuruesit)
  2. Të drejtë pjesëmarrje në konkurs nuk kanë anëtarët e Kryesisë së SHKSHZ
  3. Konkursi mbetet i hapur deri më 10 maj 2016. 8. Krijimet që cilat nuk u përmbahen këtyre kritereve nuk do merren parasysh
  4. Punimet dërgohen në këtë adresë: SHKSHZ Cholplatz 38 CH-8180 Bülach ose në E-mailin [email protected].
  5. Rezultatet do të shpallen nga një juri profesionale e caktuar nga Kryesia e SHKSHZ në kuadër të Orës së madhe letrare që do të mbahet më 22 maj 2016 në Zürich. Në kuadër të asaj ore letrare gjithashtu për poezinë më të mirë të lexuar do të jepet çmimi «Pena e Artë e Martin Camajt» sipas votimit të të gjithë pjesëmarrësve në Pranverën Poetike të Diasporës.