Lajme
AGK bëhet pjesë e Federatës Evropiane të Gazetarëve
Kosova është renditur në mesin e 43 shteteve anëtare të kësaj në Federatën Evropiane të Gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) edhe zyrtarisht është pranuar në Federatën Evropiane të Gazetarëve, duke u listuar kështu si anëtari i 69-të i kësaj organizate. Po ashtu, sipas një njoftimi të AGK-së, Kosova është renditur në mesin e 43 shteteve anëtare të kësaj Federate.
Kjo federatë përfaqëson mbi 320 mijë gazetarë nga 42 vende të Evropës.
AGK falënderon përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Gazetarëve për besimin e dhënë teksa shpreh gatishmëri dhe përkushtim për bashkëpunim në mbrojtje të gazetarëve dhe të avancimit të fjalës së lirë.
“Vlerësojmë se ky është një tregues i mirë i solidaritetit dhe përkrahjes ndaj gazetarëve në nivel ndërkombëtar, avancimit të lirisë së medies në vend dhe përmirësimit të kushteve për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë. AGK mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë profesionale”, thuhet në komunikatën e këtij Asociacioni.
Edhe kryetari i AGK-së Zekirja Shabani e ka konsideruar të arritur të veçantë anëtarësimin e AGK-së në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve.
“Urime për te gjithë koleget gazetarë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sapo është bërë pjesë e Federatës Evropiane të Gazetarëve. Thank you EFJ. AGK shumë shpejt do të rikthehet me të drejta të plota edhe në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA “Fitore Uniforms” është ndër më të njohurat, e sidomos për policinë e Çikagos....
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
-
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Vaud duhet të jenë të kujdesshëm ndaj emaileve të rreme Një fushatë e re phishing po synon qiramarrësit në Vaud: përmes emaileve mashtruese, të cilat imitojnë...
-
Deputeti bën thirrje për amnisti për qytetarët zviceranë që iu bashkuan ushtrisë ukrainase
-
Alarmi për ndotjen në luginën e Arvës
-
Ideja e tramvajit mbi urën Mont-Blanc
-
Zvicër: Zinxhiri i furrave refuzon paratë e gatshme