Bota

Evropa, kurrë nuk ka qenë më afër kolapsit

"Gjermania me politikën e saj në valën e refugjatëve humbi pozitën udhëheqëse brenda Bashkimit dhe tani askush nuk udhëheq për të ofruar planin anti-krizë"

Bashkimi Evropian nuk është më në gjendje për t`u përballuar me krizën ekonomike dhe atë me refugjatë dhe asnjëherë nuk ka qenë më afër kolapsit, shkruan Neue Zürcher Zeitung, përcjell albinfo.ch.

Ish-përfaqësuesi i Bankës Qendrore Evropiane, Jurgen Stark beson se rreziku i rënies së BE-së është më i madhi deri më tani. Ai paralajmëron se qëndrimi i BE-së për shkak të problemeve të shumta është i diskutueshëm, dhe kështu Gjermania me politikën e saj në valën e refugjatëve humbi pozitën udhëheqëse brenda Bashkimit dhe tani askush nuk udhëheq për të ofruar planin anti-krizë.

Stark beson se BE-ja duhet të bëjë një lloj ndryshimi në prioritetet e pushtetit dhe politikës së rishpërndarjes në parimin zviceran, midis autoriteteve dhe qytetarëve.

Pra, Evropa do të bëhet një projekt i qytetarëve, jo i elitave politike, thotë Stark.

As ekonomikisht situata nuk është e mirë.

Greqia, Portugalia dhe Irlanda do të duhet të marrin një kredi prej miliarda dollarë nga BE-ja dhe FMN-së në këmbim të masave të ashpra dhe jopopullore ekonomike, vë në dukje ai.

Ka një valë të madhe të refugjatëve nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Vetëm vitin e kaluar BE-ja pranuar rreth 1,8 milionë refugjatë. Bëhet fjalë për krizën më të madhe të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, përkujton gazeta zvicerane.