Shkurt.ch

Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë

Cyrihu është qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë, sa u përket çmimeve të metrit katror të hapësirave të banimit. Para Cyrihut është vetëm metropoli i Azisë lindore, Singapuri.

Këtë raglistë, në të cilën vendin e katërt e zë Gjeneva, e ka përpiluar firma britanike për analiza «Economist Intelligence Unit» (EIU).

Në Singapur, siç shkruan dpa.de, qiratë për banesat prej 100 metrash katrorë fare lehtë mund të kushtojnë mbi 4500 euro në muaj. Në këtë ranglistë Gjeneva e zë vendin e katërt, Parisi të pestin, Londra të gjashtin dhe Kopenhaga vendi e tetë.

Vendi i lartë i Cyrihut dhe Gjenevës në listën e përmendur shpjegohet, veç tjerash, edhe me forcimin e frangut.