Fotolajmi
Francezët dhe italianët, kundër lëvizjes së lirë brenda Shengenit
Francezët dhe italianët janë shprehur kundër hapjes së kufijve të brendshëm të Bashkimit Evropian, ndërkohë që gjermanët janë më të prirur për të, tregon një studim i opinionit publik, i publikuar në të përditshmen italiane La Repubblica.
Anketa është kryer nga instituti Demos mes 13 janarit dhe 5 shkurtit në katër shtete të mëdha të zonës së Shengenit: Itali, Francë, Gjermani dhe Spanjë, si dhe në Britaninë e Madhe që nuk është në fushën e lëvizjes së lirë.
Pyetja nëse lëvizja e lirë brenda Shengenit të bëhet “pa kontroll”, tha se vetëm 9.8 për qind thanë po në Francë, në Itali 13 për qind, në Spanjë – 22.8 për qind dhe në Gjermani 25.8 për qind.
Në Gjermani, 53.8 për qind e të anketuarve thanë se rikthimi i kontrolleve kufitare në zonen Shengen duhet ë bëhet “vetëm në rrethana të veçanta”.
Në Spanjë për një zgjidhje të tillë kanë raportuar 48.2 për qind, 46.3 në Francë dhe 27.7 për qind në Itali.
Gjermanët në anketën në fjalë dolën më „eurofilë“, 53.4 për qind e të anketuarve besojnë në Bashkimin Evropian. Në vende të tjera kjo shifër është nën 50 për qind, 33.5 për qind në Britani dhe 32.8 për qind në Itali.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit