albinfo.ch
Zhvillim
Sela:”Ne nuk duam të kontribuojmë që të përçahet diaspora shqiptare “
Fundjavën që shkoi, për vizitë në Zvicër nga Maqedonia ishin Zijadin Sela, kryetar i LRPDSH dhe Vesel Mehmedi, kryetar i RDK-së. Ata të dy janë vënë në krye të subjektit «Aleanca për Shqiptarët», i cili synon t`i fitojë zgjedhjet nacionale të qershorit në Maqedoni. Në këtë mision, Sela dhe Mehmedi kanë zhvilluar disa takime me mërgatën shqiptare zë Maqedonisë në Cyrih, Bernë etj.
Pas tubimit me bashkatdhetarët që dy mysafirët nga Shkupi kishin në Cyrih, albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me Zijadin Selën, në të cilën ai shpalos platformën e partisë dhe aleancës që përfaqëson.
Albinfo.ch: Nga ky tubim e pamë një interesim të konsiderueshëm nga diaspora shqiptare e Maqedonisë në Zvicër për praninë tuaj këtu. A është edhe ky një tregues se gjendja në Maqedoni ka ardhur në atë pikë kritike që njerëzit të kërkojnë zgjidhje të shpejtë?
Zijadin Sela: Me nevojën për ndryshime ne përballemi gjithandej nga shkojmë, pra para së gjithash në vet viset shqiptare të Maqedonisë. Kjo na ka shtyrë që të përfshijmë në procesin e ndryshimeve të gjithë faktorët që mund të ndihmojnë. Prandaj, në këtë kontekst ne diasporën nuk e llogarisim si pjesë të ndarë por pjesë përbërëse të zgjidhjes së problemeve që janë atje. Edhe kjo vizitë bëhet në kuadër të mobilizimit gjithëshqiptar për të ndryshuar këtë situatë. Kemi qenë në vizitë mërgatës sonë edhe në Gjermani, Austri, në shtetet skandinave etj.
Albinfo.ch: Para mërgimtarëve u shprehët se jeni kundër përçarjes së tyre në baza partiake. Por a do të kërkoni ju vota nga diaspora për aleancën tuaj?
Sela: Ne nuk duam të kontribuojmë që të përçahet diaspora shqiptare por duam që ajo të dalë si një faktor unik. Edhe diasporës i duhet një strukturë e organizimit të mirëfilltë që ne pastaj të jemi të gatshëm për t`u dhënë mbështetjen tonë kandidaturave që i sjell ajo.
Albinfo.ch: Ju përmendët opsionin e Maqedonisë si shtet binacional dhe federal. Në kushtet kur, sipas perceptimit të përgjithshëm, në Ballkan gjithmonë vendos faktori ndërkombëtar, a parashihni vështirësi në këtë drejtim?
Sela: Shteti binancional është oferta jonë e parë, e cila nuk godet mbi interesin e askujt por vetëm kërkon që shqiptarët të marrin atë që u takon në trojet e tyre. Ne nuk jemi gurë të hedhur atje por jemi `të mbirë` në ato troje dhe nuk duhet të lejojmë që të shkilet mbi dinjitetin tonë. Ne jemi për bashkëjetesë, jemi për zhvillim ekonomik por mbi të gjitha jemi për t`u trajtuar të barabartë. Nuk mund të jetojmë akoma në një sistem që nuk ndryshon aspak në trajtimin e shqiptarëve nga sistemi në ish Jugosllavi dhe ai në mbretërinë jugosllave.
Albinfo.ch: Kjo sigurisht është e qartë nga perspektiva jonë, shqiptare, por a llogaritni në rezistencë nga faktori ndërkombëtar?
Sela: Faktori ndërkombëtar nuk mundet të kundërshtojë një proces demokratik. Në raportet e progresit që i merr edhe Maqedonia sikur shtetet tjera çdo vit, princip i parë është respektimi i demokracisë. Demokracia, para së gjithash është verdikt i popullit dhe legjitimim platformash. Ne nuk kemi pse kërkojmë diku te faktori ndërkombëtar legjitimimin e platformës sonë por e kërkojmë atë te shqiptarët, atje ku ne pretendojmë të marrim votat. Dhe, prej momentit që ne marrim këtë legjitimitet kuptohet që kjo platformë do të jetë pjesë e rregullimit shtetëror. Ndryshe, ç`kuptim kanë zgjedhjet ku ne vazhdimisht, në emër të disa të drejtave marrim votat dhe nga ana tjetër ato të drejta nuk realizohen kurrë? Janë mbi 25 vite që në Maqedoni vazhdimisht premtohet dhe kurrë nuk realizohen të drejtat politike të shqiptarëve. Ne jemi të interesuar që përfundimisht t`i zgjidhim çështjet.
Pastaj, duhet thënë edhe kjo: problemi i faktorit ndërkombëtar është i sajuar dhe nuk ka të bëjë me realitetin. Sajohet çdo herë faktori ndërkombëtar për të shërbyer si një ombrellë mbrojtëse për ata që janë ulur në pozita vetëm për të krijuar pasuri personale dhe jo për të përfaqësuar popullatën nga e cila e kanë marrë votën.
Albinfo.ch: Aktualisht jemi dëshmitarë të vlimeve politike në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptare. A keni afërsi me ndonjërën nga partitë ose lëvizjet në Kosovë ose në Shqipëri?
Sela: Ne jemi të afërt, të hapur dhe bashkëpunues me të gjithë faktorët politikë në Kosovë, në Shqipëri e gjetiu. Nuk kemi preferenca individuale ndaj asnjërit por jemi për t`u trajtuar në nivel të barabartë me të gjithë.
Ne do të na duhet të gjejmë forma për ta aktivizuar një projekt dhe një ide të cilën Arbër Xhaferi e quajti “Mbrothësia Shqiptare”. Ky projekt parasheh që të ketë një kuvend të përbashkët të të gjithë faktorit politik shqiptar nga të gjitha trojet. Kështu, duhet t`i japim fund qasjes ndaj shqiptarëve të Maqedonisë nga tashmë dy shtetet shqiptare, si çështje e politikës së jashtme. Ajo duhet të trajtohet si çështje e politikës së tyre të brendshme.
Albinfo.ch: Ka mbi dy vjet që jeni zgjedhur kryetar i Komunës së Strugës. Si kanë ecur punët sa i përket pushtetit lokal që partia juaj e ka atje?
Sela: Sigurisht kemi obstruksione nga qendra, nga partitë në pushtet por ndryshimet në Strugë po vërehen çdo ditë. Me investime në infrastrukturë dhe në gjithçka që është në dorë të pushtetit lokal, Struga po ndryshon dhe po e kthen dinjitetin e një zone turistike atraktive, me synimin për të qenë destinacion turistik i gjithë botës.
Projekti “Mbrothësia” i Arbër Xhaferit
Ne do të na duhet të gjejmë forma për ta aktivizuar një projekt dhe një ide të cilën Arbër Xhaferi e quajti “Mbrothësia Shqiptare”. Ky projekt parasheh që të ketë një kuvend të përbashkët të të gjithë faktorit politik shqiptar nga të gjitha trojet. Kështu, duhet t`i japim fund qasjes ndaj shqiptarëve të Maqedonisë nga tashmë dy shtetet shqiptare, si çështje e politikës së jashtme. Ajo duhet të trajtohet si çështje e politikës së tyre të brendshme.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë