Uncategorized
Zvicra, klauzolë për kufizimin e numrit të shtetasve të BE-së
Këshilli Federal i Zvicrës i ka propozuar Parlamentit që zbatimin e iniciativës kundër migrimit masiv (të votuar nga populli në vitin 2014) ta lidhë me një klauzolë të veçantë, të njëanshme. Kjo klauzolë nënkupton që Zvicra, pa pajtimin e Bashkimit Evropian, të vendosë për caktimin e kuotave ose kufijve të skajshëm të numrit të të huajve nga BE-ja që u lejohet qëndrimi në Zvicër.
Ky është aktualisht varianti i vetëm, për faktin se jetësimi i iniciativës së përmendur duhet të fillojë së shpejti, ndërkohë që ende nuk është arritur të bihet në pajtim me Brukselin, ka thënë ministrja Simonetta Sommaruga, njofton srf.ch.
Ajo ka shtuar se nuk bëhet fjalë për një zgjidhje të pastër dhe as përmbyllëse. Kjo klauzolë vështirëson qasjen e shtetasve të BE-së në tregun zviceran të punës, transmeton albinfo.ch. Dhe, kjo pastaj e rrezikon marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe me këtë gjithë pakon e marrëveshjeve bilaterale.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh