Integrimi
110 studente do të përfitojnë bursa nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani
Do të përfitojnë bursa 110 studente në Kosovë dhe dhjetë të tjera në Tetovë
Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani ka arritur të grumbullojë një shumë parash, prej të cilave do të përfitojnë bursa 110 studente në Kosovë dhe dhjetë të tjera në Tetovë.
Albert Hashimi, anëtar i kryesisë dhe Koordinatori i Republikës Nordheim Westfalen NRW, theksoi për albinfo.ch se Unioni i Bizneseve në Gjermani është duke funksionuar në mënyrë profesionale dhe që asnjëherë nuk kanë qenë më të organizuar.
“Jemi duke punuar vazhdimisht me projekte të ndryshme. Përveç projekteve të tjera, projekti i cili vlen të përmendet është ai i investimit në biznesin e grave në Krushë, ndërsa ashtu si vitin e kaluar, kur kemi dhënë bursa për 27 studente femra në Kosovë, këtë herë mund të përfitojnë 110 femra të tjera”, është shprehur zotëri Hashimi, pronar i firmës E-Bau International.
Ideja e këtij projekti, sipas zotëri Hashimit, ka lindur duke e parë nevojën e përkrahjes për shkollim të femrave si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni, sidomos ato me kushte të rënda ekonomike, vajzat e veteranëve apo raste të tjera sociale.
“Ndarja e bursave do të bëhet në Prishtinë, ndërsa projekti është në bashkëpunim edhe me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare si dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë. Ndarja e bursave do të bëhet për studente të vitit të 2-të dhe të 3-të në nivelin Bachelor, të Universitetit Publik të Kosovës, për vitin akademik 2016 – 2017. Pagesa për person do të jetë 1200 euro në vit apo 100 euro në muaj, ndërsa nota mesatare kërkohet të jetë mbi 8”, ka thënë ai.
Për të kuptuar se cilat janë kushtet për të përfituar bursën, klikoni këtu: http://www.kdwv.eu/konkurs-per-ndarje-te-bursave-per-studente/
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha