Shkurt.ch
Rimëkëmbet ekonomia zvicerane
Ekonomia zvicerane rikthehet në tremujorin e katërt të vitit të kaluar me mbështetjen e konsumit të brendshëm, duke treguar se vendi ka kapërcyer me sukses ndikimin e pafavorshëm të frangut të fortë dhe pasojat e eksportit të dobët.
Produkti bruto i brendshëm (GDP) u rrit në tremujorin e fundit me 0.4 për qind, kur sipas të dhënave të rishikuara të Ministrisë së Ekonomisë është ulur me 0.1 për qind.
Rritja e aktiviteteve në fund të 2015-ës ishte më e fortë se në vitin e kaluar dhe ka tejkaluar pritjet e ekonomistëve.
Eksportet e mallrave në fund të vitit u rriten me 2.9 për qind, që janë nxitur nga dërgimi i shtuar i produkteve kimike dhe farmaceutike. Shkalla më e shpejtë e rritjes është regjistruar në importet me 4.2 për qind, pavarësisht një rënie në importin e auotomjeteve.
Eksporti i shërbimeve është ulur me 3.2 për qind dhe importet e shërbimeve me 0.3 për qind.
Çdo vit rritja e PBB-së në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është përgjysmuar në krahasim me tre muajt e mëparshëm dhe ishte 0.4 për qind.
Gjatë gjithë vitit të kaluar, aktiviteti ekonomik u rrit vetëm 0.9 për qind, krahasuar me 1.9 për qind të regjistruar në vitin 2014. Për këtë vit Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) parashikon rritje ekonomike prej rreth 1.5 për qind.
Në janar të vitit të kaluar Banka Nacionale e Zvicrës papritur ka hequr kufizimet e normës minimale prej 1.2 franga kundrejt euros, e cila rezultoi në rritje të fortë në vlerën e monedhës vendëse, duke goditur rënd eksportin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut