Lajme
Filmi “Shok” mbetet pa “Oscar”
Fitues i çmimit Oscar për rolin kryesor të mashkullit është Leonardo di Caprio për rolin e tij në filmin "The Revenant".

Rreth tri orë ka zgjatur spektakli i ndarjes së çmimeve “Oscar” për kategoritë e ndryshme të filmave në skenën glamuroze të “Dolby Thetare” në Los Angeles deri në shpalljen e çmimit për filmin e shkurtë.
Pritja e madhe se do të ndodhte historia për filmin “Shok” përfundoi me një dush të ftohtë. Filmi ynë i nominuar dhe i konsideruar nga shumëkush si favorit, nuk u shpërblye. Por, siç thuhet në këso rastesh, vetë nominimi ka qenë një sukses i madh për vendin dhe kinematografinë e vogël të Kosovës.
Dhe me të vërtetë në rastin e Kosovës një konstatim i tillë është kuptimplotë pasi që dihen rrethanat në të cilat zhvillohet kultura dhe filmi në Kosovë. “Shok” ka arritur që të bëjë një precedent të llojit të vet, duke arritur kaq lart, që të bëhet njeri ndër pesë filmat më të mirë në botë në kategorinë e tij.
Filmi që mori çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit të shkurtër artistik ishte “Stuterer”.
Momenti që pritej me më shumë emocione ishte ai i ndarjes së çmimit për aktorin më të mirë të rolit kryesor. Kjo i referohej pritjes se këtë çmim do ta fitonte ose jo për herë të parë di Caprio. Dhe kështu ndodhi: fitues i çmimit Oscar në këtë kategori është Leonardo di Caprio për rolin e tij në filmin “The Revenant”.
Ndërsa filmi më i mirë eshtë shpallur ai “Spotlight”
Për regjinë më të mirë çmmin “Oscar” e ka marrë Alejandro González Iñárritu regjisor i filmit “The Revenant”. Ndërsa çmimin për rolin müe të mirë të gruas e ka fituar Brie Larson për rolin e saj në filmin “Room”.
Është ndarë çmimi për aktorin më të mirë dytësor të femrës, të cilin e ka marrë Alicia Vikander për rolin e saj në filmin “The danish Girl”. Atë për rolin dytësor të mashkullit e ka marë Mark Relance për rolin në filmin “”Bridge osf Spies”.
Çmimin “Oscar” për kolonën zanore të filmit e ka fituar kompozitori veteran i muzikës së filmit Ennio Morricone, për filmin “«The Hateful Eight”.
Fili “Max Mad : Fury Road” ka marrë 6 çmime oscarë për kategori të ndryshme.
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Dhurohen subvencione për vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë zvicerane Stimujt e rinj financiarë për vendosjen e paneleve diellore në shtëpinë tuaj zvicerane...
-
Hyn në fuqi ndalimi i enëve plastike në vende publike në Gjenevë
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve