Lajme
“Shok” rrëmben zemrat e publikut, a do ta rrëmbejë dhe “Oscar”-in!
Nominimi i filmit kosovar “Shok” për çmimin Oscar de gjasat shmë të mëdha që jepe se ky çmim për film të shkurtë do të vijë në Kosovë, ka shkaktuar një entuziazëm të ligjshëm te shqiptarët kudo që janë. Atmosfera ekzaltuese në prag të shpërblimit të pritshëm më së miri pasyrohet në rrjetet sociale, gjegjësisht në postimet e panumërta që po bëhen këto ditët e fundit në facebook.
Ato janë aq të shumta dhe ngjallin aq shumë aprovime (like) sa që së paku për një ditë kanë arritur të eklipsojnë edhe reagimet lidhur me zgjedhjen tri ditë më parë të presidentit të Kosovës.
Pikën kulmore të kësaj atmosfere e ka arritur parakalimi në tepihun e kuq i dy aktorëve të vegjël, protagoistë kryesorë të filmit “Shok” dhe transmetimi edhe në televizionet tona i intervistave që ata i dhanë gjatë këtij parakalimi, në anglisht dhe shqip.
Të gjithë shqiptarët duan të jenë pjesë e suksesit të ekipit të këtij filmi dhe të gjithë e shprehin këtë ndjenje identifikimi, siç shihet edhe nga pëlqimet e bëra në fb.
Sigurisht, çmimi Oscar për filmin “Shok” do të jetë kulmi i përjetimit pasi që do të shënojë një prerje epokale në historinë (jo vetëm) të filmit të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës