Uncategorized
Një shqiptar në Gjermani vdes nga plagët me thikë
Vrasësi është në arrati, ndërsa nuk besohet se vrasja të ketë ardhur si rast i motivuar politikisht ose nga urrejtja ndaj të huajve
Një përleshje më thikë përfundoi me fatalitet. Një shqiptar azilkërkues, të mërkurën rreth orës 20:40 ka mbetur i vdekur pas plagëve të marra nga thika gjatë një përleshje në Pulheim të Gjermanisë.
Dy banorë, pasi panë një person të plagosur në rrugë, thirrën menjëherë emergjencën dhe policinë. Ndonëse ata erdhën në vendin e ngjarjes, nuk patën sukses për të shpëtuar jetën e 26 vjeçarit shqiptar, shkruan express.de, përcjell “albinfo.ch”.
Sipas informacioneve të deritashme ai është përleshur me një azilkërkues tjetër nga kampi ku kanë banuar së bashku, përleshje kjo që më vonë eskaloi duke u plagosur për vdekje.
Policia e Këlnit ka ngritur një procedurë shqyrtimi për vrasjen në fjalë.
Vrasësi momentalisht është në arrati, ndërsa nuk besohet se vrasja të ketë ardhur si rast i motivuar politikisht ose nga urrejtja ndaj të huajve.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut