Integrimi
Ja sa fitojnë refugjatët kosovarë që kthehen vullnetarisht nga Gjermania
Për ide të veçanta të biznesit qe kanë të kthyerit, të cilët dëshirojnë të ngrejnë bazën jetësore në Kosovë, ofrohet një shumë prej 3000 eurosh
Gjermania mbështet edhe me mjete financiare kthimin vullnetar të refugjatëve në vendet e prejardhjes. Bëhet fjalë për një përkrahje jo të madhe, kryesisht për të mundësuar udhëtimin dhe, në raste, për të krijuar një bazë materiale për fillimin e ri te jetës atje.
Por, në kushtet e krzës aktuale të refugjatëve, shkruan spiegel.de, kjo ndihmë po fiton një peshë më të madhe, pasi që shpresohet se do të ketë më shumë refugjatë që do të joshen nga ky stimulim.
Ndërkaq, ndihmesa financiare nuk është unike në gjithë vendin dhe nuk vlen për të gjithë njësoj, transmeton albinfo.ch. Ajo varet shumë nga landi apo dhe regjioni a komuna, nga projektet konkrete që kanë ato, pastaj nga vendet në të cilat bëhet kthimi etj.
Shumica e rasteve ku jepen para për kthim, ka të bëjë me projektet në kuadrin e programit të ashtuquajtur “REAG/GARP” Reintegration and Emigration for Asylum Seekers in Germany/Government Assisted Repatriation Programme), i cili realizohet në bashkëveprim në mes IOM (Organizata Botërore për Migracion) dhe landeve federale.
Ndërkaq, trendi i kthimit vullnetar të refugjatëve, sidomos i atyre nga Shqipëria dhe Kosova, është mjaft i madh. Një raport i publikuar nga Deutsche Welle dëshmon për rreth 100 të kthyer në ditë vetëm nga këto dy vende, transmeton albinfo.ch. Kryesisht për kthim shfrytëzohet aeroporti i Frankfurtit.
Arsyeja kryesore përse këta njerëz vendosin te kthehen, përveç faktit se u bëhet e qartë pamundësia për të fituar azilin, është kërcënimi se në rast të dëbimit të dhunshëm, do t`u ndalohet hyrja në Gjermani për disa vite.
Sidoqoftë, financimi i kthimit varet edhe nga ajo se sa personi konkret e bën të besueshme se e ka planifikuar me kohë kthimin dhe se nuk ka para të mjaftueshme me vete. Po ashtu shuma e parave varet nga vendi i kthimit.
Megjithatë, edhe nëse plotësohen kushtet dhe sërish nuk jepet kjo ndihmë, personat e prekur nuk kanë të drejtë ankese, vazhdon der spiegel.
Ndihmat në kuadrin e REAG/GARP ndahen në disa komponente: paratë për kthim (bileta) me tren, autobus ose aeroplan. Ndërsa për udhëtim me automobil personal, atij që kthehet, i jepen 250 euro për benzinë.
Komponenti tjetër është ndihmesa për udhëtim. Secili person mbi 12 vjeçar merr 200 euro, ndërsa fëmijët, nga 100 euro. Për shumicën e shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk parashihet kjo ndihmesë shtesë (nga programi i përmendur). Ajo u është hequr së fundi edhe kosovarëve, kur ardhja e tyre në Gjermani u bë shumë masive, përcjell albinfo.ch. Mbrapa këtij vendimi ka qenë ideja se ata mund të josheshin nga kjo ndihmë dhe të vinin në Gjermani edhe më masivisht.
Migrantët nga Ballkani perëndimor përjashtohen po ashtu edhe nga e ashtuquajtura ndihma për startim. Shumën më të madhe, 500 euro për çdo person të rritur, e fitojnë refugjatët nga Afganistani, Iraku, Irani, Eritrea, Etiopia, Nigeria, Pakistani dhe Gana.
Ndërkaq, kosovarët, edhe pse të përjashtuar nga ndihmesat e përmendura më lartë, ndihmohen edhe më tej nga disa programe të tjera dhe në disa lande të caktuara. Janë ngritur për shembull projekte të veçanta për kthimin e tyre, si ai “URA2” etj.
Përmes këtij projekti, për shpenzime të udhëtimit të atyre që kthehen vullnetarisht jepen nga 50 euro. Por pas kthimit në Kosovë atyre u jepet edhe një shumë deri 600 euro për pagesën e qirasë së banimit dhe 500 euro për shkollim. Ndërsa për ide të veçanta të biznesit qe kanë të kthyerit, të cilët dëshirojnë të ngrejnë bazën jetësore në Kosovë, ofrohet një shumë prej 3000 eurosh.
Gjatë vitit 2015 nga ndihmat në kuadrin e REAG/GARP kanë përfituar 37.220, nga të cilët 32000 vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë