Fun
Vjena, sërish qyteti më i mirë në botë
Nju Jorku, Londra, apo Parisi mund të dominojnë kur është fjala për modën, jetën e natës, por për të jetuar qyteti më i mirë në botë është Vjena.
Kryeqyteti austriak ofron cilësinë më të lartë të jetesës nga të gjitha qytet tjera në botë, dhe për të shtatën herë radhazi ai zgjidhet si qyteti më i mirë në botë. Kjo është bërë e ditur nga studimi i firmës konsulentë Mercer, më seli në SHBA. Vjena është vendosur në krye të një rënditje që përfshin 229 qytete, raporton oe24.at, përcjell “albinfo.ch”.
Në top 10 qytetet më të mira për të jetuar gjenden shumica e qyteteve evropiane. Pas Vjenës, në vendin e dytë radhitet Cyrihu i Zvicrës, ndërsa më pas Auklandi i Zelandes së re. Në mesin e 10 qyteteve të para, tri nga to janë qytetet gjermane: Munihu, Dyseldorfi dhe Frankfurti të cilët gjenden në vendin e 4,6 dhe 7, kurse në vendin e 8-të është Gjeneva. Në këtë listë, Tirana gjendet në vendin e 197-të, ndërsa i fundit është Bagdadi i Irakut.
Vlerësimi i këtyre qyteteve është bërë në bazë të qëndrueshmërisë politike, sistemit shëndetësor, arsimit, krimit, rekreacionit dhe transportit.
Popullsia 1.8 milionëshe e Vjenës përfiton nga kultura e kafeneve dhe muzeve të qytetit, teatrot dhe operat.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?